Chelsea dhe Liverpooli do të përballen në kuadër të finales së FA Cup.
Ndeshja që fillon në ora 17:45, do të luhet në stadiumin “Wembley”, me dy skuadrat që do të tentojnë të fitojnë trofeun e dytë më të madh në Angli.
Për këtë ndeshje, The Blues do të jenë pa Ben Chilwell, Callum Hudson-Odoi, që janë të lënduar, ndërsa në dyshime janë N’Golo Kante dhe Mateo Kovacic.
Në anën tjetër, The Reds nuk do të mund të llogarisin vetëm në Fabinhon, që po ashtu është i lënduar.
Analizë
Chelsea
Mateo Kovacic pritet të mungojë të shtunën pasi pësoi një lëndim në kyçin e këmbës kundër Leeds të mërkurën.
Jorginho u rikthye nga lëndimi në fitoren 3-0 ndaj Leeds, por N’Golo Kante mungoi edhe një herë.
Romelu Lukaku ka shënuar në ndeshjet e njëpasnjëshme për t’i dhënë Thomas Tuchel një dhimbje koke të përzgjedhjes në sulm.
It's #EmiratesFACup Final day!
Come on Chelsea! 🟡 pic.twitter.com/LngtqDecKq
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 14, 2022
Liverpool
Fabinho do të humbasë finalen e Kupës FA të së shtunës për shkak të një lëndimi të pësuar në mesjavë. Jordan Henderson do të mbulojë brazilianin.
Mo Salah dhe Thiago do të rikthehen në formacionin fillestar pasi ishin në stol për fitoren 2-1 të së martës ndaj Aston Villas.
Andy Robertsonit iu dha një natë pushimi plotësisht kundër Villa dhe duhet të kthehet në krahun e majtë për këtë ndeshje.
Jurgen Klopp duhet të zgjedhë mes Joel Matip dhe Ibrahima Konate në qendër të mbrojtës si partner i Virgil van Dijk.
🔵 #EmiratesFACup 𝗠𝗔𝗧𝗖𝗛𝗗𝗔𝗬 🔴
We're back at Wembley as we look to create history, 𝘁𝗼𝗴𝗲𝘁𝗵𝗲𝗿 👊#WalkOn | #CHELIV pic.twitter.com/iKaQfMg1Nm
— Liverpool FC (@LFC) May 14, 2022
Statistika
Chelsea ka fituar 14 nga 17 ndeshjet e fundit (FA Cup).
Chelsea ka barazuar 3 ndeshjet e fundit kundër Liverpoolit në të gjitha garat.
Liverpool ka fituar 5 ndeshjet e fundit (FA Cup).
Chelsea ka barazuar si në pjesën e parë ashtu edhe në atë të plotë në 3 ndeshjet e fundit kundër Liverpoolit në të gjitha garat.
Ka pasur mbi 2.5 gola të shënuar në 6 nga 7 ndeshjet e fundit të Liverpoolit (FA Cup).
Liverpool ka shënuar të paktën 2 gola në 6 nga 7 ndeshjet e fundit (FA Cup).
Chelsea ka shënuar të paktën 2 gola në 3 ndeshjet e fundit (FA Cup).
Parashikim
Liverpooli pritet të fitojë me një gol diferencë ndaj Chelseat
Formacionet e mundshme
Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Silva, Rudiger, James, Loftus-Cheek, Jorginho, Alonso, Pulisic, Mount, Lukaku.
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson,Thiago, Henderson, Keita, Salah, Diaz, Mane. /Telegrafi/