Skuadra Kreuzlingen e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Ligën B të Zvicrës. Të shtunën Kreuzlingeni fitoi 28-25 ndaj Badenit.
Tre reprezentuesit tanë shënuar nga katër gola për Kreuzlingenin. Kapiteni Valon Dedaj dhe Drenit Tahirukaj i shënuan golat nga katër tentime, ndërsa Ramosaj i kishte pesë tentime.
Në ekip ishte edhe portieri Haris Berisha që në takimin e parë mungoi për shkak të një lëndimi.
Në elitë, Amicitia Zurich humbi nga Pfadi Winterthur me 31-26. Për Amicitia ishte humbja e parë pas dy fitoreve. Si në dy ndeshjet e para, Luigj Quni shënoi një gol.
Për Kreuzlingenin luan edhe hendbollistja jonë, Pashke Marku. Me një rikthim dramatik, Kreuzlingeni të shtunën në xhiron e dytë të elitës zvicerane fitoi 26:25 ndaj Zugut. Pas pjesës së parë LK Zug kishte epërsi prej 16-10. Një sekondë para fundit Kreuzlingeni shënoi për 26-25, ndonëse tërë ndeshjen ishte në disavantazh.
Pashke Marku shënoi gjashtë gola nga 12 tentime.
Në Slloveni, Mirjeta Bytyqi shënoi dy gola në fitoren 32-23 të Mlinotest Ajdovshçina ndaj Ptujit. Ndeshja e zhvilluar të shtunën i takoi javës së parë të kampionatit slloven.