Manchester City ka shënuar fitore ndaj Aston Villas me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 31-të të Ligës Premier.
Qytetarët e nisën shumë mirë ndeshjen duke shënuar që në rastin e parë.
Zhvillohej minuta e 11-të e takimit, kur Rodri arriti të shënojë për 1-0.
🚨🚨| GOAL: Rodri opens the scoring for City!
Manchester City 1-0 Aston Villa#ManCity #MCAV pic.twitter.com/KdSNLvcRfJ
— BLACK (@Iam_black18) April 3, 2024
Por mysafirët barazuan menjëherë pas nëntë minutash me një aksion shumë të bukur, kur Jhon Duran gjeti rrjetën për 1-1.
Por pak pa u mbyllur pjesa e parë, Phil Foden nga një goditje dënimi shënoi për 2-1.
PHIL FODEN SCORES A FREEKICK 2-1 MAN COTY LFG https://t.co/Ek3oRHlsPK
— Jacky (@MCFC_Jacky) April 3, 2024
Pjesa e dytë nisi shumë e hapur me raste nga të dyja palët, që kanë mundur të shënonin.
Man City gjeti golin e tretë në minutën e 62-të, kur Phil Foden nga brenda zonës gjuajti bukur për 3-1.
https://twitter.com/centregoals/status/1775624427285406067
Ylli anglez kompletoi he-trikun në minutën e 69-të, kur shënoi për 4-1, duke e siguruar edhe fitoren.
https://twitter.com/centregoals/status/1775626394019733569
Kjo fitore e ngjit Man Cityn në vendin e tretë me 67-të pikë, aq sa ka Liverpooli si i dyti me një ndeshje më pak. Lider mbetet Arsenali me 68 pikë. /Telegrafi/