Mykhailo Mudryk u zëvendësuar vetëm 45 minuta në debutimin e tij të plotë për Chelsean, pasi ukrainasi pati një pjesë të parë të dobët kundër Fulhamit.
Anësori ishte një nga transferimet e shumta të Graham Potter në janar, pasi klubi londinez shpenzoi më shumë se disa nga ligat më të mëdha të Evropës.
Të premten mbrëma, Blutë pritën rivalët e Londrës perëndimore Fulhamin, pasi humbën ndaj tyre në ndeshjen vetëm disa javë më parë,në ndeshjen shokuese për Joao Felix, ku u përjashtua me karton të kuq.
Potter nuk do të kishte shpresuar për më shumë katastrofa nga djemtë e rinj, veçanërisht me debutimin e nënshkrimit të ri rekord, Enzo Fernandez.
Megjithatë, pas një paraqitje shumë të dobët në 45 minuta, Mudryk nuk u rishfaq në pjesën e dytë, duke u zëvendësuar nga një tjetër ardhje e janarit, Noni Madueke, pas pushimit.
Ky zëvendësim ndodhi për shkak se ai nuk realizoi asgjë gjuajtje në portë, nuk krijoi shanse, nuk realizoi driblime, nuk fitoi asnjë faul, nuk bëri asnjë pasim në zonën e Fulhamit, me Potterin që kishte parë mjaft nga ai.
Chelsea ka paguar 70 milionë euro për kartonin e tij, derisa shuma mund të shkojë në 100 milionë në bonuse. /Telegrafi/
Mykhailo Mudryk's full Premier League debut by numbers:
45 minutes
0 shots
0 fouls won
0 chances created
0 take-ons completed
0 passes into opp. boxReplaced at half-time… pic.twitter.com/97I5YG25zW
— Squawka (@Squawka) February 3, 2023