Site icon Telegrafi

Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Paraditen e së hënës, rreth orës 11:00, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, zyrtarët korrektues kanë parandaluar futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

“Sot, rreth orës 11:00, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, zyrtarët korrektues kanë realizuar një kontrollë mbi kulmin e institucionit, ku kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre”, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Tutje, ShKK njofton se lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat e tjera sipas rregullores.

“Pas verifikimit të llojit të kontrabandës, është konstatuar se në një qese në mënyrë të kamufluar, të hedhur nga jashtë, kanë qenë të mbështjella një Telefon Samsung dhe një sasi e dyshuar e substancës narkotike”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.

Exit mobile version