Mjeku i ekipit të Kombëtares së Danimarkës, Morten Boesen zbuloi se ndjente se pulsi i mesfushorit Christian Eriksen po ikte dhe ‘filloi t’i jepte reanimacion kardiopulmonar (CPR).
Mesfushori danez ra pa ndjenja në fushë në fundin e pjesës së parë të humbjes së Danimarkës me Finlandën 1-0, dhe për 12 minuta bota e futbollit qëndroi plotësisht e qetë.
Eriksen ishte shtrirë pa ndjenja në fushë, së pari i ndihmuar nga shokët e tij të skuadrës dhe më pas nga personeli mjekësor, para se të dëbohej nga fusha dhe të dërgohej në spital.
Raportet mbërritën për një Eriksen të qëndrueshëm, por mjeku i ekipit foli për skenat e tmerrshme të përjetuan.
“Ai po merrte frymë dhe unë mund ta ndieja pulsin e tij. Por, papritmas kjo ndryshoi. Dhe siç e panë të gjithë, ne filluam t’i jepnim CPR”, ka thënë fillimisht Boesen për AP.
Imazhet televizive treguan lojtarët e Danimarkës në shok, disa prej tyre nuk mund t’i mbanin lotët, pasi e mbrojtën lojtarin nga kamerat në Parken Stadium.
U deshën 12 minuta nga kur ai ra në tokë deri kur e mori veten, por Boesen tha se ata kishin qenë në gjendje ta kthenin në jetë përsëri para se ta dërgonin me ambulancën.
“Ne arritëm ta kthenim Christianin. Dhe ai më foli para se të dërgohej në spital”, përfundoi mjeku i Danimarkës.
UEFA dhe Federata Daneze konfirmuan se ai ishte ‘zgjuar dhe i qëndrueshëm’, para se ndeshja të rifillonte ‘me kërkesë të lojtarëve’ në orën 20:30.
Eriksen thuhet se kishte folur me shokët e tij të ekipit në telefon dhe u kërkoi atyre të përfundonin 90 minutat kundër Finlandës. /Telegrafi/