Mitrovicasit kanë triumfuar kundër skuadrës maqedonase Feni me rezultat 70:45.
Trajneri i Trepçës, Dimitris Papadopoulos, ka thënë se është i kënaqur nga ndeshja e djeshme që Trepça e fitoi ndaj Feni Industries dhe ka uruar basketbollistët për lojën e mirë e tyre.
“Dua të përgëzoj lojtarët e mi që e aplikuan lojën e mirë, ishin shumë të mirë sidomos në mbrojtje. Lojtarët bënë pikërisht atë që e kërkoi ndeshja, luaftuan për çdo top” ka thënë Papadopoulos pas ndeshjes, shkruan faqja zyrtare e Ligës Ballkanike.
Trepça ka bilanc 3-4 në Grupin B dhe gjendet në pozitën e tretë aktualisht.