Papa Françesku pritet të dalë nga spitali të shtunën, ka thënë Vatikani.
Kthimi i tij në rezidencën e tij në Vatikan në Santa Marta varej nga rezultatet e testeve përfundimtare të kryera të premten në mëngjes, thuhet në deklaratë, transmeton Telegrafi.
Papa Françesku u shtrua të mërkurën në spitalin Gemelli në Romë pas vështirësive në frymëmarrje.
Më vonë, ai u diagnostikua me bronkit, megjithëse Vatikani tha se shëndeti iu ishte përgjigjur mirë ndaj antibiotikëve.
Sipas një deklarate, Papa 86-vjeçar, hëngri pica së bashku me stafin mjekësor të enjten në mbrëmje dhe pas ngrënies së mëngjesit të premten lexoi disa gazeta dhe rifilloi punën.
Pranimi i tij në spital erdhi përpara kohës më të ngarkuar në orarin e tij vjetor, me ngjarje dhe shërbime të planifikuara gjatë javës së Pashkëve. /Telegrafi/