Telegrafi

Papa Françesku do t’i nënshtrohet një operacioni

Papa Françesku do t’i nënshtrohet një operacioni në bark të mërkurën pasdite në spitalin Gemelli të Romës.

Ai pritet të qëndrojë në spital për “disa ditë” për t’u shëruar nga operacioni i hernies, tha Vatikani, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha se hernia po shkakton simptoma të përsëritura, të dhimbshme dhe përkeqësuese.

Papa Françesku 86-vjeçar, është përballur me një sërë problemesh shëndetësore viteve të fundit dhe përdor një bastun dhe një karrige me rrota për shkak të një sëmundjeje të vazhdueshme të gjurit.

Në një deklaratë, Vatikani tha se ekipi mjekësor i Papës kishte vendosur ditëve të fundit se operacioni ishte i nevojshëm.

“Në orët e para të pasdites ai do t’i nënshtrohet një laparotomie dhe një operacioni të murit të barkut… nën anestezi të përgjithshme”, tha Bruni.

“Qëndrimi në objektin shëndetësor do të zgjasë disa ditë për të mundësuar ecurinë normale pas operacionit dhe shërim të plotë funksional”, shtoi ai. /Telegrafi/