Vullkani meksikan Popokatepetl është aktivizuar përsëri dhe siç bëhet e ditur, përveç shpërthimit të “topave të zjarrit”, tymi është shpërndarë në një lartësi deri në 3000 metra.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë autoritetet lokale ato që kanë paralajmëruar banorët për rritjen e aktivitetit vullkanik.
Askush nuk u plagos, por autoritetet njoftuan se do të vazhdojnë të monitorojnë situatën.
Bëhet e ditur se rreth 25 milionë njerëz jetojnë në një rreze prej 60 kilometrash nga vullkani.
Qytetarët janë paralajmëruar të mos u afrohen më shumë se 12 kilometra nga vullkani për shkak të shpërthimeve të mundshme dhe autoritetet kanë zhvilluar një plan të posaçëm për evakuimin.
Thuhet se në Meksikë ekzistojnë rreth tremijë vullkane, nga të cilët 14 janë aktivë – Popokatepetl është i dyti për nga fuqia. /Telegrafi/
Watch the moment Mexico's Popocatépetl volcano erupts, unleashing a powerful explosion.
For more videos like this, visit: https://t.co/MVXOpMnI0C pic.twitter.com/g6wgZZ3ZkN
— Sky News (@SkyNews) March 27, 2019