Zjarrfikësit në Gjermani kanë pranuar një thirrje për ndihmë nga një kopsht zoologjik nga i cili është arratisur Panda e Kuqe, Barney.
Ekuipazhi i është përgjigjur menjëherë thirrjes, dhe kur arritën në vendngjarje e kuptuan se panda nuk ishte larguar shumë. Ajo e frikësuar kishte hipur lart një peme në afërsi të kopshtit.
Barney u frikësua nga tentimet e zjarrfikësve për ta kapur, andaj zbriti poshtë ku edhe u kap me rrjetë nga rojet e kopshtit.
Panda nuk është lënduar dhe përsëri është kthyer në rrethimin e saj.
Me sa duket ajo ishte në gjendje të kalonte kopshtin pasi bora e madhe bëri që drunjtë të përkuleshin, duke ia mundësuar asaj një dalje më të lehtë. /Telegrafi/