Agjencia iraniane IRNA ka publikuar pamjet amatore të Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, ku shihen ekipet e shpëtimit duke transportuar kufomat.
Në video shihen punonjësit duke bartur kufomat e zyrtarëve të lartë iranianë, përfshirë atë të presidentit Ebrahim Raisi, transmeton Telegrafi.
Videoja amatore tregon sesi ekipet e shpëtimit kishin vështirësi të transportojnë kufomat, për shkak të terrenit malor dhe kushteve klimatike.
Ndryshe helikopteri në të cilin po udhëtonte presidenti iranian, u rrëzua dje derisa ishte nisur për në Azerbajxhan për të inauguar një digë të re.
E në mesin e viktimave është edhe ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir Abdollahian si dhe gjashtë zyrtarë tjerë. /Telegrafi/
The footage shows the transfer of the bodies of the martyrs by the Iranian Red Crescent Society (IRCS) and army rangers pic.twitter.com/oJtEiEc0U6
— IRNA News Agency (@IrnaEnglish) May 20, 2024