Telegrafi

Pamje nga stuhitë e mbrëmshme në Gjilan dhe Podujevë

Foto: Ridvan Slivova

Të martën në mbrëmje vendi u përfshi nga erërat e forta, shkarkime rrufesh, rrebesh shiu dhe breshër (kokërriza).

Mirëpo disa qytete të Kosovës u preken më shumë nga ndryshimi i motit, duke sjellë kështu stuhi të forta.

Telegrafi përmes disa videove, ju sjell pamje të stuhisë në dy qytete të vendit, në Gjilan dhe Podujevë.

Në qytetin e Gjilanit shihen shkarkime rrufesh dhe rrebesh shiu.

Ndërsa, në Podujevë përveç rrufeve dhe rrebesheve të shiut ka pasur dhe breshër (kokrriza).

Pamje nga stuhia e shiut dhe breshrit në Podujevë

Ndërsa, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Prishtina, Kamenica, Prizreni e Podujeva, janë qytetet ku të martën mbrëma pati shkarkime rrufesh e erë.

“Dje moti ka qenë i ndryshueshëm. Pasdite ka pasur shkarkime rrufesh dhe erë mesatare, diku 1 km/h, apo shprehur në metër sekondë 5.4 metër në Prishtinë, 5.8 në rrethinën e Kamenicës, në Prizren 5.2 metër për sekondë, në Pejë 4.9, ndërsa në Podujevë 5.2 metër për sekondë”, deklaroi Aliu.

Në intervale kohore tha se kjo shpejtësi e erës ka qenë nga ora 18:45 deri në 20:45.

Po, ashtu tha se ka pasur edhe vranësira, shkarkime elektrike si dhe reshje shiu, të cilat nuk kanë qenë të intensitetit të lartë, por vetëm riga shiu.

Ndërsa sot, Aliu theksoi se moti është i qetë dhe pritet të ketë reshje shiu.

“Për momentin moti është i qetë. Sot dhe nesër pritet të ketë reshje shiu, ndërsa shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 8 apo 9 metra në sekondë dhe pritet të jetë erë lokale”, shtoi ai.

Ndërkaq, sipas Aliut, në Istog erërat pritet të jenë më të fuqishme krahasuar me qytetet tjera.

“Shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 9 apo 11 metër për sekondë”, përfundoi ai. /Telegrafi/