Tifozët e Arsenalit janë të bindur se Mikel Arteta e ka shtyrë Thomas Parteyn e lënduar për ta kthyer në fushë në momentin e golit të dytë të Tottenham Hotspur.
Ganezi ishte në dyshim për lojë që para ndeshjes, ndërsa arriti që t’i tejkalonte testet dhe u inkuadrua nga minuta e parë në derbin londinez.
Mirëpo, gjatë takimit, ai e vërejti se nuk ishte në gjendje të vazhdonte dhe derisa Topçinjtë ndodheshin në sulm, u nis për të dalë nga fusha në zonën ku ndodhej trajneri.
https://twitter.com/HitnMiss7/status/1335634941854552067
Në atë moment, Spursat nisën një kundërsulm dhe Arteta i dha një shtyrje lojtarit të tij për ta kthyer në mbrojtje të aksionit kundërshtar.
Megjithatë, Partey u nis dhe u detyrua të ndalej nga dhimbjet, ndërkohë që Harry Kane e përfundoi me gol aksionin e Tottenhamit.
Menjëherë pas, mesfushori 27 vjeçar e lëshoi fushën dhe në vend të tij u inkuadrua Dani Ceballos. /Telegrafi/
https://twitter.com/LosoLFC/status/1335634833222082560