Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha në një postim në Twitter se stacionet e metrosë në Kiev u bënë “streha më e madhe e qytetit” për mijëra ukrainas në mes të valës së re të sulmeve të Rusisë gjatë ditës.
Dhe për të dëshmuar një gjë të tillë, janë publikuar disa pamje, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë zyrtarët e Kievit thonë se trupat e armatosura ukrainase rrëzuan të gjitha raketat ruse që synonin qytetin.
Today, russian terrorists attacked Kyiv again by ballistic and cruise missiles. Metro became the largest city shelter for thousands of Ukrainians.
🎥@suspilne_news pic.twitter.com/4GqWFCApB5
— Defense of Ukraine (@DefenceU) May 29, 2023
Ndryshe, disa shpërthime kanë tronditur kryeqytetin ukrainas herët të hënën, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, në sulmin e dytë rus gjatë natës në qytet.
Kyiv metro now. People are using it as a shelter. #RussiaIsATerroristState pic.twitter.com/S2iCr40ANl
— Viktoriia 🌻 (@home_fella) May 29, 2023
“Një raketë e rrëzuar pranë Kievit”, ka shkruar Klitschko në Telegram. “Mbrojtja ajrore po funksionon!”.
Kyiv metro now is used as a bomb shelter #Ukraine #Kyiv pic.twitter.com/xlEZqARal8
— Kristina Berdynskykh (@berdynskykh_k) May 29, 2023
Në atë që ishte sulmi i 15-të ajror i Rusisë në qytet në maj, nuk pati dëme të mëdha apo viktima në Kiev, thanë zyrtarët.
Sulmi erdhi pas breshërisë më të madhe të dronëve të nisur në Kiev natën e kaluar, nga ku u vra një person dhe u plagosën disa të tjerë.
Right now Russia is shelling Kyiv. Sounds of loud explosions. Kyiv metro is used as a bomb shelter. There are a lot of children here #Ukraine #RussiaIsATerroristState pic.twitter.com/I0oQPcZ9M9
— Kristina Berdynskykh (@berdynskykh_k) May 29, 2023
Në sulmin e saj të së hënës, Rusia përdori një kombinim të dronëve Shahed të prodhuar nga Irani dhe raketave. /Telegrafi/