Site icon Telegrafi

Pamje që tregojnë erërat e fuqishme që goditën Floridën

Disa pamje që po shfaqen vazhdimisht na japin një paraqitje të shkurtër të fuqisë së uraganit shkatërrues Milton që ka goditur Floridën.

Sipas raportimeve, stuhia e kategorisë 3 goditi brigjet pranë Siesta Key në kontenë Sarasota, me erëra të qëndrueshme prej 193 km/h.

Presidenti Joe Biden është informuar për ndikimin fillestar të uraganit Milton në shtet, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Ndërkohë që raportohet edhe për të vdekur, bëhet e ditur se më shumë se 1.5 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike. /Telegrafi/

Exit mobile version