Prej se i dhanë fund armiqësisë mes tyre, Noizy dhe Stresi, e kanë mbështetur njëri-tjetrin në raste të ndryshme.
Arkimed Lushaj fillimisht u shfaq në koncertin e madh të Rigels Rajkut, ndërsa ky i fundit e mbështeti publikisht në suksesin e tij në ‘BIg Brother VIP Kosova”.
Dhe dy reperët e njohur shqiptarë tashmë po vijnë me një bashkëpunim muzikor.
Dyshja e kanë paralajmëruar projektin e ri muzikor tash e një kohë, ndërsa tashmë janë duke e përgatitur edhe videoklipin që do ta shoqërojë këngën.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet nga xhirimet e klipit, të cilin fansat e dy rep-artistëve po e presin me padurim. /Telegrafi/