Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmë ka diskutuar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi gjatë takimit me të dërguarin special të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.
Lajmin e ka bërë të ditur Kosnett përmes një postimi në Twitter ku tha se dialogu i udhëhequr nga BE-ja është esencial për sukses ekonomik dhe integrim Euro-Atlantik, transmeton Telegrafi.
“Diskutim produktiv dhe i rëndësishëm në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Marr Palmer nga Departamenti i Shtetit, mbrëmjen e kaluar. Dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Evropian vazhdon të jetë esencial për sukses ekonomik dhe integrim Euro-Atlantik”, njoftoi Kosnett në Twitter. /Telegrafi/
Wide-ranging, productive discussion with PM @AlbinKurti and State Dept.’s Matt Palmer last night. The EU-led dialogue process remains essential to Kosovo’s economic success & Euro-Atlantic integration.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) April 27, 2021