Site icon Telegrafi

Pagat e lojtarëve më të paguar të secilës skuadër në MLS – Nga Ibrahimovic te Vela, Schweinsteiger dhe Rooney

Mayor League Soccer (Foto: Marca.com)

Gazeta spanjolle Marca ka publikuar listën e futbollistëve më të paguar të secilës skuadër në kampionatin amerikan të futbollit i njohur si Mayor League Soccer (MLS).

MLS tash e disa vite po shihet si një kampionat interesant për emra të njohur të futbollit botëror që janë në përfundim të karrierës.

Pagat e larta dhe presion i pakët nga klubet dhe shikuesit po i bënë atë të zgjedhin kampionatin amerikan si destinacion.

Lexo po ashtu Rooney u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme, por shpëtoi pas rishikimit të VAR-it nga gjyqtari

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe shumë emra të njohur të futbollit si Zlatan Ibrahimovic, Bastian Schweinsteiger, Wayne Rooney dhe Carlos Vela.

Ibrahimovic është lojtari më i paguar në MLS. Gjiganti suedez fiton 7.2 milion dollarë në vit.

Lexo po ashtu Ibrahimovic i papërmbajtshëm duke shënuar het-trik me LA Galaxy, secili gol më i mirë se tjetri

Por, kush janë më të paguarit te secili ekip në MLS?

Telegrafi ua sjell më poshtë listën e lojtarëve më të paguar tek secila nga 24 skuadrat.

LA Galaxy: Zlatan Ibrahimovic – 7,200,000.00 dollarë

Toronto FC: Michael Bradley – 6,428,571.00 dollarë

Los Angles FC: Carlos Vela – 6,300,000.00 dollarë

Chicago Fire: Bastian Schweinsteiger – 5,600,000.00 dollarë

DC United: Wayne Rooney – 3,507,500.00 dollarë

Atlanta United: Josef Martinez – 3,058,333.00 dollarë

FC Dallas: Carlos Gruezo – 1,025,750.00 dollarë

Colorado Rapids: Tim Howard – 2,475,000.00 dollarë

Houston Dynamo: Mauro Manotas – 1,245,050.00 dollarë

Columbus Crew: Gyasi Zardes – 2,311,667.00 dollarë

FC Cincinnati: Fanendo Adi – 1,965,008.00 dollarë

Minnesota United: Darwin Quintero – 1,750,000.00 dollarë

 

Montreal Impact: Ignacio Piatti – 4,443,333.00 dollarë

New England Revolution: Carles Gil – 2,337,500.00 dollarë

New York City FC: Maxi Moralez – 2,000,000.00 dollarë

New York Red Bulls: Bradley Wright-Phillips – 1,380,000.00 dollarë

Orlando City SC: Nani – 2,486,250.00 dollarë

Philadelphia Union: Marco Fabian – 2,274,087.00 dollarë

Portland Timbers: Diego Valeri – 2,420,000.00 dollarë

Real Salt Lake: Albert Rusnak – 2,001,667.00 dollarë

San Jose Earthquakes: Valeri “Vako” Qazaishvili – 1,604,042.00 dollarë

Seattle Sounders FC: Nicolas Lodeiro – 2,502,500.00 dollarë

Sporting Kansas City: Johnny Russell -1,700,000.00 dollarë

Vancouver Whitecaps: Fredy Montero – 968,000.00 dollarë

/Telegrafi/

Exit mobile version