Please enter at least 3 characters.

Pa raste dhe pa gola – derbi mes 'Djajve të Kuq' dhe 'Qytetarëve' mbyllet baras  

 Manchester United dhe Manchestet City kanë barazuar me rezultat 0-0 në kuadër të javës së 31-të të Ligës Premier.  

Ndeshja ishte e luftuar, por pa shumë raste të krijuara nga të dyja ekipet, që duket se barazimi ishte shpëtim për të dyja palët.

Pjesa e parë nuk solli asnjë rast për ta shënuar, ndërsa e dyta ishte më e gjallë.

Phil Foden në minutën e 48-të ka mundur t’i ndryshojë shifrat, por gjuajtja e tij u ndal.

Man Utd ka mundur të fitojë penallti në minutën e 81-të, kur Casemiro u rrëzua në zonë, por gjyqtari nuk tregoi në pikën e bardhë.

Në minutat e mbetur, Man Utd kërkoi fitoren, por nuk ia arriti.

Man Utd mbetet në vendin e  13-të me 38 pikë, ndërsa Man City mban vendin e pestë me 52 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore