Mesut Ozil duket se është duke e kërkuar largimin nga Arsenali qysh në këtë afat kalimtar.
Mesfushori gjerman nuk është përfshirë në asnjë ndeshje të këtij edicioni, pasi Mikel Arteta nuk llogaritë në shërbimet e tij.
Kështu, Ozil dëshiron që të luajë edhe për ca vite, pasi tashmë është në perëndimin e karrierës së tij.
Sipas asaj që raporton Football London, mesfushori turko-gjerman ka filluar bisedimet me DC United.
Klubi amerikan është i gatshëm që t’i ofrojë Ozilit një pagë të majme, vetëm që në këtë afat të kalojë në radhët e tyre.
Mesfushori është duke u kërkuar po ashtu edhe nga disa skuadra të Superligës së Turqisë, por edhe disa tjera nga top pesë ligat evropiane. /Telegrafi/