Kanë mbetur edhe pakë ditë deri në fillimin e sezonit 2024/25 në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Manchester City si kampion në fuqi synon mbrojtjen e titullit, derisa rivalët më të mëdhenj të tyre së paku në letër pritet të jenë Liverpool dhe Arsenal.
Legjenda angleze, Michael Owen ka deklaruar se tre skuadrat e para do të mbetën sërish Man City, Arsenal e Chelsea.
Ish-sulmuesi i Anglisë ka deklaruar se Chelsea dhe Man Utd pritet të mbeten jashtë top katërshes edhe në sezonin e ri.
“Treshja e parë do të jetë Manchester City, Arsenal, Liverpool dhe unë nuk mendoj se ka ndonjë shquar për të katërtin”.
“Nuk mendoj që Manchester United dhe Chelsea të kthehen në katërshe me një trajner të ri, kështu që mund të jetë sërish Tottenham apo edhe Aston Villa”.
“Kur largohet Pep Guardiola, mund të ndryshojë gjërat sepse ai është aq i mirë sa që është e vështirë të fitosh ndonjë gjë me të në krye për momentin”, tha Owen. /Telegrafi/