Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përshëndetur votimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, për avancimin e statusit të Kosovës në këtë organizatë.
Osmani në një postim në “X”, ka shkruar se NATO është fati i Kosovës.
“Mirënjohës për të gjithë anëtarët e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që votuan në favor të avancimit të statusit të Kosovës në anëtar të asociuar. NATO është fati i Kosovës dhe ky hap do të sigurojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në botë të dëgjohet.
Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona së bashku me aleatët tanë për të çuar përpara edhe rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO”, ka shkruar Osmani.
Shumica e vendeve kanë votuar për, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar, në takimin e Asamblesë, që u mbajt sot në Sofje të Bullgarisë. /Telegrafi/
Grateful to all @natopapress members who voted in favor of upgrading Kosovo’s status to that of an associate member.
NATO is Kosovo’s destiny, and this move will ensure that the voice of the most pro-NATO people on Earth is heard.
We will continue our efforts together with our… pic.twitter.com/BRuzcttqde
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 27, 2024