Telegrafi

Osmani takon kryeministrin e Lihtenshtajnit, përmend rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar kryeministrin e Lihtenshtajnit, Daniel Risch.

Osmani ka thënë se kryeministri i Lihtenshtajnit, Daniel Risch, shfaq gjithmonë gatishmëri për të kuptuar më shumë për Kosovën dhe për të parë mundësitë për të bashkëpunuar më mirë.

“Në takimin tonë të përbashkët në kuadër të Samitit të EPC-së, i shpreha mirënjohjen për partneritetin dhe mbështetjen, duke ritheksuar rëndësinë strategjike të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, me ç’rast potencova në veçanti anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, ka thënë presidentja Osmani. /Telegrafi/