Site icon Telegrafi

Osmani takon Blinken dhe Chollet: SHBA-ja ofron mbështetje të fortë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Ministri Bujar Osmani në margjinat e takimit ministror të NATO-s në Bruksel bisedoi me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe Këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Në fokus të bisedimeve, theksojnë nga atje, ishte bashkëpunimi dhe aktivitetet në kuadër të Dialogut Strategjik, aktualitetet rajonale, mbështetja e marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe situata politike në vend.

“Chollet dhe Blinken shprehën mbështetje të fuqishme për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, që është interes i përbashkët strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara dhe investim në stabilitetin rajonal në përgjithësi”, thonë nga MPJ.

Ministri Osmani vazhdon sot ditën e dytë në NATO, në takimin e ministrave të jashtëm në Bruksel, ku do të realizojë takime me me homologë të vendeve të ndryshme./Telegrafi/

Exit mobile version