Site icon Telegrafi

Osmani: Opozita të tregoj në cilën anë është gjatë procesit të integrimeve

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i bëri thirrje kryetarit Gjorge Ivanov të jetë konstruktiv dhe të kyçet në procesin për të ardhmen evropiane të Maqedonisë dhe i bëri thirrje edhe opozitës, që të tregoj se në cilën anë është në këto momente historike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Osmani në një konferencë shtypi në SEP tha se ishte dy herë në bisedime tek kryetari Ivanov, por kreu i shtetit nuk iu përgjigj thirrjeve të qeverisë dhe as SEP për konstruktivitet.

Zv. kryeministri për takimet në Bruksel në ditët e kaluara, tha se, “nuk kishte përshtypjen se udhëheqësit evropianë ishin të shqetësuar se Ivanovi mund të parandalonte këtë proces historik”.

Deri më 17 korrik, Maqedonia duhet të formojë një ekip negociues me BE-në, i cili do të ketë negociator politik dhe teknik. Duke marrë parasysh se sa gjatë Maqedonia e ka pritur këtë vendim për fillimin e negociatave. Sipas Osmanit, administrata jonë është më e gatshme t’u përgjigjet negociatave. Por ai thotë se nuk mendon se jemi ende absolutisht të gatshëm dhe se ky është një proces shumë i shtrenjtë. /Telegrafi/

Exit mobile version