Site icon Telegrafi

Osmani ngushëllon popullin japonez pas tërmetit shkatërrues

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar Japoninë për jetët e humbura si pasojë e tërmetit shkatërrues që ndodhi dje.

Osmani në një psotim në “X” ka thënë se populli kosovar solidarizohet me atë japonez në këtë kohë të vështirë.

Lexo po ashtu Shkon në 48 numri i viktimave pas tërmetit shkatërrues në Japoni, vështirësohet edhe puna e ekipeve të shpëtimit nga zjarret

“Zemrat tona shkojnë për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Japoni. I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve që humbën të dashurit e tyre.

Populli i Kosovës solidarizohet me popullin japonez në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe numri i viktimave ka arritur në 48 nga tërmeti që goditi Japoninë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version