Site icon Telegrafi

Osmani: Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, pjestarët e KFOR-it dhe gazetarët.

Osmani këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë.

“Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Osmani në Twtter.

Edhe ambasadori britanik Nicholas Abbott e ka dënuar sulmin.

Abott tha se kjo është e papranueshme dhe se sulmuesit e tillë janë kriminelë.

Ambasadori ka kërkuar që mënjeherë të ulen tensionet.

“Sulmuesit ndaj forcave paqeruajtëse të NATO-s, KFOR dhe gazetarëve janë kriminelë dhe kjo gjë është e papranueshme. Siç e ka bërë jashtëzakonisht të qartë Quint – duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet”, ka thënë ambasadori britanik.

Gjatë shpërndarjes së protestuesve serbë në veri, ushtarët e KFOR-it janë sulmuar me dhjetëra shok-bomba, mjete të forta dhe lëndë tjera djegëse.

Protestuesit kanë djegur edhe veturën e KFOR-it, në të cilën më herët kishin shkruar shkronjën Z, që është edhe simbol i rusëve në Ukrainë.

Telegrafi mëson nga terreni se gjatë përleshjes me protestuesit, janë lënduar disa ushtarë të KFOR-it italian dhe hungarez./Telegrafi/

Exit mobile version