Trajneri holandez Erik ten Hag ka përmirësuar lojën e skuadrës që nga ardhja e tij në Manchester United, por gjithashtu ka bërë disa largime drastike.
Cristiano Ronaldo u desh të largohej sepse nuk ishte dakord me të dhe kapiteni Harry Maguire u kthye në plan të dytë.
Lojtari më i mirë i Manchester United për momentin, Bruno Fernandes, ka treguar se çfarë iu ka thënë Ten Hag dhe çfarë rregullash ka vendosur me ardhjen e tij.
“Kur erdhi, kërkoi shumë nga ne në stërvitje. Na tha se do të bëjmë çfarë të dojë ai ose do të fluturojmë. Ai i qëndroi atij parimi me Cristianon, Rashfordin dhe Sanchon. Kur Rashford nuk ishte në formë të mirë, trajneri thjesht do ta nxirrte jashtë”.
“Në momentin e parë, ne ishim të befasuar, por kuptova se ai duhet të jetë i tillë nëse duam të arrijmë diçka. Ai i kërkoi Rashfordit të jetë konstant brenda dhe jashtë fushës. Ai dhe trajneri tani kanë një marrëdhënie shumë të mirë”, shpjegoi Fernandes për BT Sport.
Manchester United me Ten Hag tani duket ekip serioz, pasi janë ende pretendentë për titullin e kampionit në Ligën Premier pasi janë pesë pikë prapa liderit Arsenal.
Në Ligën e Evropës, ata kanë një ndeshje të kthimit kundër Barcelonës, pasi e para u mbyll 2-2. /Telegrafi/