Site icon Telegrafi

Oriola Marashi shfaqet provokuese gjatë realizimit të kampanjës së re për “Guess”

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi po vazhdon të shijon suksese ndërkombëtare në bashkëpunimin e saj me markën “Guess”.

Edhe së fundmi modelja ka udhëtuar drejt Stambollit për të realizuar një kampanjë të re për linjën e njohur të veshjeve.

Oriola ndau me fansat në Instagram disa imazhe teksa njoftoi se ka realizuar një tjetër kampanjë.

Foto: Oriola Marashi/Instagram

Në foto, modelja shihej e veshur me një trupore xhins që ia theksonte format ndërsa kishte dekolte të hapur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Oriola Marashi

Për të kombinuar me dukjen, Oriola mbante një çantë të vogël ngjyrë kafe dhe një shall.

“Ditë të mrekullueshme me familjen “Guess”, ka shkruar Oriola në mbishkrimin e imazheve ndërsa dukej e mahnitshme. /Telegrafi/

Exit mobile version