Futbolli në Kosovë do të rikthehet këtë fundjavë ku do të zhvillohen ndeshjet e rrethit të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.
Katër ndeshje janë në program për tu zhvilluar të shtunën dhe katër të tjera të dielën.
Ndeshja kryesore e këtij rrethi është ajo mes Prishtinës dhe Dukagjinit që zhvillohet në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan.
Ky duel do të drejtohet nga gjyqtari me stemë të FIFA-s, Visar Kastrati me ndihmësit Fatlum Jashari e Hekuran Osmani.
Të gjitha ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/