Site icon Telegrafi

Ora zvicerane shitet për 4.4 milionë euro

Çmimi i cili kaloi dyfish pritjet e ankandit në Gjenevë, njëherësh është çmimi i dytë më i lartë i paguar ndonjëherë për ta blerë një orë dore.

Modeli është krijuar më 1944, ndërsa e dallon dizajni avangardë, dhe ishte model pararendës për gjeneratat e ardhshme të orëve të komplikuara.

“Ofertuesit evropianë sfidoheshin seriozisht nga koleksionuesit ndërkombëtarë, sidomos nga blerësit kinezë”, tha Aurel Bacs nga shtëpia e ankandeve “Christie’s”, duke e quajtur orën “Mona Lisa e orëve të dorës”.

Kjo orë është vetëm njëra nga 20 kopjet të cilat i takonin një koleksionuesi anonim i cili fitoi 11 milionë euro, që ishte koleksioni më i shtrenjtë i orëve të shitura ndonjëherë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version