Telegrafi

Opsioni “sekret” në makinën larëse për t’i tharë rrobat më shpejt

Me fillimin e muajve të ftohtë, tharja e rrobave bëhet më e vështirë.

Ndonëse i varim në ambiente të mbyllura, duhet më shumë kohë që të thahen plotësisht, në mënyrë që t’i kemi të gatshme për punë.

Megjithatë, një eksperte ka ndarë një këshillë që pak njerëz e dinë dhe që premton të shkurtojë ndjeshëm kohën e tharjes në ambiente të brendshme.

Nicola Lewis, së fundmi zbuloi një veçori “sekrete” në lavatriçe që mund të ndihmojë në tharjen e rrobave më shpejt.

Ajo shpjegon se pasi të përfundojë cikli i larjes, vendosni rrobat në një cikël shtesë të rrotullimit, pa shtuar më shumë ujë.

Ky rrotullim shtesë do të nxjerrë edhe më shumë lagështinë nga rrobat, gjë që redukton ndjeshëm kohën e përgjithshme të tharjes.

“Vendosni dy herë rrobat tuaj në ciklin e rrotullimit! Rrobat tuaja do të dalin më me pak lagështi, duke bërë që të thahen më shpejt”, theksoi ajo.  /Telegrafi/