Site icon Telegrafi

“Operacioni fshesa”, Milani synon t’i largojë 13 lojtarë

Milani thuhet se është gati të ndajë rrugët me 13 lojtarë, ndërsa Geoffrey Moncada është duke kërkuar yllin e Fenerbache, Arda Guler.

Sipas mediumi La Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë po përgatiten për sezonin e ri dhe ata do të rrisin buxhetin e tyre të transferimeve me shitjet e verës.

Ky medium pretendon se Milani po planifikon të ndajë rrugët me 13 lojtarë. Disa prej tyre janë në klub në formë huazimi deri në fund të muajit dhe nuk do të qëndrojnë në sezonin 2023/24 si Tiemoue Bakayoko, Aster Vranckx dhe Sergino Dest.

Lexo po ashtu 'Të destinuar të dështojnë', Ancelotti paralajmëron Milanin pas shkarkimit të Maldinit

Ciprian Tatarusanu dhe Antonio Mirante do të largohen në fund të kontratave të tyre më 30 qershor, me Marco Sportiello që do të bëhet portieri i dytë.

Nënshkrimi i janarit, Devis Vasquez gjithashtu pritet të largohet, pasi ka luajtur vetëm dy ndeshje me skuadrën Primavera këtë sezon.

Më pas, Milani do të dëgjojë ofertat për Yacine Adli, Fode Ballo-Toure, Ante Rebic, Divock Origi dhe Charles De Ketelaere, plus Mattia Caldara dhe Daniele Maldini që kthehen nga huazimet e tyre në Spezia.

 

Kuqezinjtë po punojnë gjithashtu për nënshkrime të reja.

Gazetari Antonio Vitiello shkroi në edicionin e shtypur të së shtunës të Il Corriere dello Sport se shefi i skautve, Moncada po vëzhgon nga afër yllin e Fenerbahcses dhe Turqisë, Guler, një mesfushor sulmues i gjithanshëm, i cili gjithashtu mund të luajë në krahun e djathtë.

18-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2025 dhe ka një klauzolë lirimi prej 17 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version