Reperi i njohur Onat, ka pak muaj që solli bashkëpunimin e ri me mikun e tij Majk, këngën “Le t’xhelozojnë”, e cila ka arritur afro shtatë milionë klikime në YouTube.
Ndryshe nga pjestarët e tjerë të “BabaStars”, Onat nuk është një personazh shumë i ekspozuar, dhe nuk ka preferuar që të bie shpesh në syrin e mediave rozë.
Megjithatë, imazhet që ai publikon herë pas here në rrjetet sociale, me dashje apo pa dashje bëhen temë e mediave.
Së fundmi, ai ka publikuar një video në Instagram Story, ku shfaqet në makinën e tij rrugës për Beograd, teksa lëviz me një shpejtësi kogja të lartë deri në 210 km/h.
Ndërkohë, më vonë reperi ka publikuar edhe një tjetër fotografi, përmes së cilës ka treguar se është nisur drejt Budapestit. /Telegrafi/