Aktorja e njohur Olta Gixhari ka ditur gjithmonë të tërheqë audiencën përmes postimeve të saj në rrjetet sociale.
Ajo është mjaft aktive në Facebook dhe Instagram, gjersa numëron me mijëra ndjekës në to.
Së fundmi, aktorja ka publikuar një fotografi ku është shfaqur para një pasqyre, teksa në mbishkrimin e fotos ka shkruar diçka shumë interesante.
“Unë dhe Donald Trump pëlqejmë pasqyrat, jemi edhe biondë”, kanë qenë fjalët e saj.
Me këtë gjë Gixhari tregon se ka dy gjëra të njëjta me presidentin amerikan, teksa shumë njerëz në botë nuk duan të kenë asgjë të përbashkët me këtë të fundit. /Telegrafi/