Spektakli i natës së sotme (e shtunë) pritet të ketë befasi të shumta, debate e shumëçka tjetër.
Banorët sot do të japin vendimin përfundimtar për shtyrjen e spektaklit, nëse dëshirojnë të qëndrojnë deri më 6 aj.
Ndërkaq, në promon zyrtar të Big Brother VIP Albania thuhet se Olta Gixhari ka kërkuar ta lërë shtëpinë.
Kjo duket të jetë një gënjeshtër për 1 Prill, siç tashmë njihet për të gjithë ‘Dita e rrenave’.
Megjithatë, pritet të shihet sonte se si qëndron e vërteta apo është thjesht një lojë e tyre’.
Në nominim për t’u eliminuar sonte janë: Antoneta Koçi, Keisi Medini dhe Qetsor Ferunaj.
Konkurrentët garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, përkundër se nuk është i plotë për shkak të rregullave që kanë thyer e gjuhës së përdorur. /Telegrafi/