Site icon Telegrafi

Olta Gixhari dëshiron të lindë vajzë, që ta martojë me djalin e prezantueses shqiptare (Foto)

Kur sheh disa fëmijë të bukur, gjithmonë thua që do i marrësh për vajzën ose djalin.

Por kur nuk ke ende fëmijë, atëherë thua që kur të bëhesh me fëmijë, sërish do i marrësh për gocën ose çunin.

Konkretisht ai që ka marrosur gjithë publikun, është djali i Xhemi Shehut, Martini me sytë e bukur të së ëmës. Ndërsa ajo që ia ka vënë syrin për ta bërë dhëndër është aktorja Olta Gixhari.

I vetmi shqetësim është që nuk ka ende një gocë…por “Ishalla bej nje goc’, kaq po te them” lajmëron ajo Xhemi Shehun.

Tani duhet zënë radha për nipat dhe mbesat, sepse e imagjinoni dot si do ishin?!

Exit mobile version