Senatori francez dhe përfaqësues i francezëve që jetojnë jashtë shtetit të Francës, Olivier Cadic, sot do të realizoj takime në Kuvendin e Maqedonisë.
Kadik do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferin, me kryetarin e Këshillit Kombëtar për eurointegrime, Nikolla Poposki dhe me Pançe Ivanov kryetarin e grupit të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Francës.
Ditën e shtunë senatori francez do të vizitojë varrezat e ushtarëve francez në Shkup dhe do të vendos kurora lulesh për nder të ushtarëve francez të cilët kanë humbur jetën në territorin e Maqedonisë gjatë kohë së luftës së parë botërore. /Telegrafi/