Emmanuel Adebayorit i është treguar dera nga klubi i tij i ri, vetëm pas katër paraqitjeve të regjistruara.
Ish-sulmuesi i Arsenalit, Manchester Cityt dhe Tottenham Hotspur, iu bashkua ekipit nga Paraguai, Olimpia, në muajin shkurt.
Që atëherë, ai ka qëndruar në Togo duke qenë se pandemia e coronavirusit e ka ndërprerë sezonin në Amerikën Jugore.
Ndërsa tash, Olimpia ia ka ndërprerë kontratën 36-vjeçarit për shkak të problemeve për t’i kthyer në Asuncion.
Sipas njoftimit të klubit, kontrata e Adebayor është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme. /Telegrafi/
Comunicado Oficial – Official Statement
Emmanuel Adebayor pic.twitter.com/bKHP0NweIu
— Club Olimpia (@elClubOlimpia) June 30, 2020