Asambleja e përgjithshme e OKB-së miratoi dje me unanimitet pothuajse të plotë, nga 193 anëtarë, një rezolutë që kërkonte heqjen e embargos amerikane, vendosur Kubës që prej vitit 1962.
Kjo rezolutë u miratua me 191 vota dhe dy abstenime nga 193 anëtarë të Asamblesë. SHBA-ja dhe Izraeli, që kanë votuar gjithmonë kundër , abstenuan për herë të parë.
SHBA-ja abstenoi për herë të parë gjatë miratimit të një rezolute të përvitshme në Asamblen e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara duke kërkuar fundin e embargos amerikane vendosur ndaj Kubës që prej vitit 1962.
Ambasadorja amerikane, Samantha Power përshndeti këtë afrim të ri drejt Havanës miratuar nga presidenti amerikan, Barack Obama.