Telegrafi

Odegaard me mesazh për tifozët e Arsenalit pas fitores në derbi ndaj Man United

Martin Odegaard është shprehur tejet i lumtur për fitoren 3-1 të Arsenalit në derbin ndaj Mancheter United në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.

Norvegjezi ishte i ngazëllyer për këtë fitore të arritur, duke ditur se luajtën para mbështetësve të tyre – në Emirates Stadium.

“Më pëlqen të luaj në shtëpi me tifozët dhe atmosfera është e pabesueshme. Jam i emocionuar që erdhëm nga prapa (për të fituar)”, ka thënë ai pas ndeshjes për Sky Sports.

“Është ndjenja më e mirë në botë. Kjo është ajo për të cilën ne luajmë. Për t’u kthyer atyre diçka dhe se si ata na mbështesin dhe është e mrekullueshme t’ua kthejmë atyre këtë”.

“Ishte çmenduri (koha shtesë). Nuk e di se çfarë ndodhi, por Gab (Gabriel Jesus) bëri aq mirë në fund dhe shënoi një gol të mrekullueshëm dhe ne morëm fitoren”.

“Të gjitha ndeshjet janë të tilla tani dhe ju duhet të jeni të përgatitur për të luajtur 100, 105 dhe 110 minuta. Ne bëmë shkëlqyeshëm dhe jam shumë i kënaqur që fituam”, ka shtuar më tej mesfushori.

Ndeshja dukej sikur do të përfundonte në barazim, por Declan Rice shënoi golin e epërsisë për Topçinjtë me një goditje të devijuar në minutën e gjashtë të kohës së shtuar përpara se Gabriel Jesus të vuloste fitoren. /Telegrafi/