Rreth 20 kompani të sektorëve të ndryshëm po marrin pjesë në Panairin e Punës.
Ky panairi organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), i cili do të jetë i hapur gjatë të enjtes në Sallën e Kuqe në Prishtinë, po mbahet për herë të parë pas pandemisë COVID-19.
Nita Prapashtica nga OEAK tha se për shkak të kërkesave të mëdha te kompanive për punonjës, panairi po organizohet sërish.
“Oda Ekonomike Amerikane e ka organizuar Panairin e Punës me qëllim të njoftimit të punëkërkuesve dhe punëdhënësve potencial. Janë afro 20 kompani të sektorëve të ndryshëm. Të gjithë janë anëtarë të OEAK-ut. Është panairi i parë që kemi organizuar pas pandemisë COVID-19 dhe po shpresojmë që nga ky panair do t’iu siguromë të rinjve oferta për punësim”, ka thënë Prapashtica. /Telegrafi/