OBRM-Popullore vlerëson se vendimi i Parlamentit bullgar për të mbështetur “propozimin francez” është i mirë dhe se kjo i hap rrugën Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian.
“OBRM-Popullore vlerëson se vendimi i djeshëm i Parlamentit bullgar, i cili e mbështeti propozimin francez dhe u pajtua për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut, jo vetëm që i hap rrugën integrimit evropian të vendit, por sot de fakto anulon vendimin e mëparshëm të Parlamentit bullgar në të cilin u miratua qëndrimi i njohur si korniza për Maqedoninë. Me të cilin kornizë duhet të kujtojmë se Maqedonia e Veriut duhet të kishte shpallur se “gjuha maqedonase dhe kombi maqedonas e kanë origjinën nga viti 1945, e më herët kanë qenë bullgarë”.
Prandaj, OBRM-Popullore vlerëson se propozimi francez është një progres i madh në favor të vendit tonë dhe për këtë dëshirojmë të falënderojmë veçanërisht ekipin negociator të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
OBRM-Popullore beson se propozimi francez duhet të pësojë korrigjime, por gjithashtu i bëjmë thirrje vendit tonë që të mos e humbasë këtë shans.
Në këtë drejtim, jemi veçanërisht të befasuar në mënyrë të pakëndshme që shumica e kundërshtarëve të propozimit francez ende mendojnë se problemi më i madh është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë.
“Nuk mund ta kuptojmë këtë qëndrim dhe me të vërtetë dëshirojmë të ndajmë se ai jo vetëm që nuk është problem por edhe një hap i madh përpara për Maqedoninë”, thonë nga OBRM-Popullore./Telegrafi/