Në kampusin inovativ të UBT-së në Lipjan është mbajtur konferenca “Kosova and New Urbanism: Resilience, Innovation, Techonology, Sustainability and Invesments”, e organizuar në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA dhe me Rrjetin e Bisneseve të Diasporës Shqiptare.
Pjesmarrës në këtë konferencë ishin: Kryeministri i vendit, Albin Kurti, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, lobuesi shqiptar në Amerikë, Jim Jema, Presidenti i Rrjetit të Bisneseve të Diasporës Shqiptare, Nazar Mehmeti, Presidenti i Federatës Panshqiptare, VATRA, Elmi Rama, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përfaqsues nga institucionet qëndrore dhe lokale, si dhe pjemarrës të tjerë.
Gjatë kësaj konference është bërë përurimi i objektit të Parkut Shkencor dhe Inovativ të UBT-së, në emër të shqiptaro-amerikanit Jim Xhema. Kjo si shenjë falenderimi për kontributin e jashtëzakonshëm të Jim Xhemës në krijimin e miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Kontributin e tij si lider dhe profesionist.
Emri tij që nga kjo ditë do jetë pjesë e përhershme e ndërtesës së UBT-së duke qenë pjesë e përditshmërisë së studentëve që frekuentojnë kolegjin UBT.