Java që po mbyllet u karakterizua me ditë super të nxehta të verës, por edhe me protesta.
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), protestuan në Prishtinë kundër miratimit të Ligjit për pagën minimale, në të cilin nuk janë përfshirë kategoritë e dala nga lufta.
Pas protestave të veteranëve, presidentja e vendit Vjosa Osmani priti në takim përfaqësuesit e OVL e UÇK-së.
Pos protestave të veteranëve këtë javë u protestua edhe për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, saktësisht kundër pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga Serbia.
Kjo javë në Kosovë u shënua me temperatura përvëluese. Fotoreporteri Ridvan Slivova ka kapur disa nga momentet e qytetarëve që kërkonin të freskoheshin me ujë në sheshet e Prishtinës.