Kishte rezervuar sallonin 12 muaj më herët dhe kërkoi shërbimin e një floktareje të caktuar, por ajo e kishte lënë punën dhe i thanë se flokët do t’ia rregullonte një tjetër.
Por, nusja u nervozua shumë kur kuptoi tre muaj para ceremonisë martesore, për këtë ndryshim që i është bërë dhe u shqetësua shumë, transmeton Telegrafi.
“Qafën dhe të dy duart, i kishte të mbuluara me tatuazhe. Thonjtë e gjatë, i kishte të lyera zi. Nuk dua dikë që duket ashtu, në fotografitë ku u unë përgatitem për dasmë” ka shkruar nusja në llogarinë e saj në rrjetin social.
Madje, ajo ka thënë se nëna saj që ishte duke e shoqëruar, ka shkuar të bënte një xhiro, sepse ishte nervozuar së tepërmi.
Miqtë e saj virtual, e kritikuan ashpër për ankesat se i pengonte dukja saj, ndërsa nuk hezituan të tallen me të.
“Ti nuk do të martohesh me floktaren, vetëm do t’i rregullojë flokët për dasmë” ka shkruar një komentues.
Shkrimi është shpërndarë në një forum, ku zakonisht nuset tregojnë përvojat e tyre para dhe rreth dasmës. /Telegrafi/