Site icon Telegrafi

Nusja e kampit të internimit

Nga: Bajram Mjeku

Nusja veshur me vello të bardhë është Klara Merlika, bashkëshortja e Fatos Merlikës, djalit të ish-kryeministrit shqiptar, Mustafa Kruja.

Klara është vajza e Pashuk Bibë Mirakaj, e cila gjithë jetën e saj e kaloi në kampet e internimit në Shqipërinë komuniste, nga viti 1945 deri në vitin 1992 kur ra regjimi komunist dhe u hapën portat e burgjeve dhe kampeve të internimit nga mijëra të burgosur politikë.

Klara Merlika kaloi fëmijërinë dhe rininë e saj në kampe të internimit. Në këto kampe, krijoi familje dhe jetoi deri në pleqëri.

Në çastet kur është shkrepur kjo foto në Kampin e Gradishtit në vitin 1958, familjet e internuara në kamp nisën të këndojnë këngën “Sa e mirë na doli nusja!” dhe Klara veshur me vellon e nusërisë bënte xhiro deri në barakën e internimit, në të cilën priste të kalonte Muajin e Mjaltit dhe të krijonte familjen e saj.

Këtë e shkruaj në shenjë proteste ndaj shqiptarëve andej e këndej kufirit, të cilët edhe pas golgotës që përjetuan për gjysmë shekulli nën regjimin komunist, si dhe tre dekada mbas rënies së Murit të Berlinit, sërish zgjodhën të qeverisen nga parti të majta!

Këtë mallkim, i cili është duke zgjatur gati një shekull, të paktën nuk e meritojnë fëmijët tanë dhe brezat që po vijnë…

Exit mobile version