Site icon Telegrafi

Numri i viktimave nga sulmi në Zaporizhzhia u rrit në të paktën 30

Numri i viktimave thuhet se është rritur pas një sulmi në buzë të Zaporizhzhia këtë mëngjes.

Më herët u raportua se 26 persona ishin vrarë, por autoritetet ukrainase thonë se ky numër tani është rritur në të paktën 30, transmeton Telegrafi.

Sulmi rus goditi një kolonë makinash civile derisa ata përgatiteshin të hynin në territorin e kontrolluar nga Rusia për të vizituar të afërmit dhe për të ofruar furnizime.

“Armiku e filloi këtë ditë me një vrasje të qëllimshme dhe absolutisht të llogaritur të ukrainasve… ushtria ruse e dinte se ku do të godisnin raketat e tyre”, tha Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky duke dhënë shifrat e fundit të viktimave.

“Kjo është bërë nga jo-njerëzorët … ata do të përgjigjen para ligjit pa dështuar”. /Telegrafi/

Exit mobile version