Kandidati Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati po prin me vota në Malishevë, teksa në këtë komunë janë numëruar 56,76 për qind të votave.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, rezultatet janë si më poshtë:
Ekrem Kastrati (NISMA) – 37,52%
Isni Kilaj (PDK) – 25,62%
Bajrush Hoti (LDK)- 18,18%
Alban Krasniqi (LVV) – 15,03%
Kastriot Berisha (AAK) – 3,40%
Selajdin Bytyçi- 0,25%
(KQZ), menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit rezulton që 43.5% e qytetarëve ushtruan të drejtën për të votuar.
Qytetarët e Kosovës kanë votuar në 38 komuna, për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe përbërjet e reja të asambleve komunale.
Në këto zgjedhje lokale kanë pasur të drejtë vote 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë.
Rezultatet mund t’i përcillni në kohë reale, duke klikuar në KËTU. /Telegrafi/